Butrint Imeri ka bërë një postim tepër interesant sonte në Instagram
Këngëtari kosovar ka postuar dorën e tij në të cilën shihen ca buzë që janë lënë nga buzëkuqi i një femre.
Por, Express ka mësuar se buzët në dorën e Butrintit janë buzët e Kiara Titës, modelës shqiptare e cila kishte luajtur në një klip të Butrintit më parë.
Butrinti dhe Kiara janë përfolur për një lidhje të tyre pas klipit, një lidhje që është mohuar nga çifti.
Por, thashethemet për një lidhje të re në mes të tyre tashmë janë rikthyer në skenë dhe Butrinti mund të jetë në lidhje me modelën e njohur.
Kujtojmë se Butrinti pati një sukses të madh me këngën e tij të fundit, “Phanton” e cila ka kaluar më shumë se 13 milionë klikime në Youtube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.