×
  • Show Time
  • Show Time

    Një studente e quajti të pashëm Princ Harry-n, kështu iu përgjigj ai

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 18:09

    Fundjavën e kaluar, Princ Harry udhëtoi drejt Tokios për të ndjekur ndeshjen finale të Rugby World Cup mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut. Gjatë vizitës, Duka i Sussex takoi disa atletë paraplegjikë dhe një grup studentësh.


    Gjatë vizitës me studentët, ndodhi diçka interesante. Një vajzë nga grupi i bëri një kompliment flirtues Harry-t. E quajti “të pashëm.” Përgjigjia e tij? Thjesht i tregoi unazën dhe i rikujtoi se është i zënë.

    Në videon e postuar nga The Royal Family Channel, Harry shihet teksa i tregon unazën vajzës dhe i thotë “jam i martuar.” Teksa princi largohet, gjithë grupi i studentëve shpërtheu në të qeshura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!