Këngëtarja Lana Del Rey i ka dhënë fund lidhjes me Clayton Johnson, me të cilin u fejua dhjetorin e kaluar. Dyshja u lidhën në verën e vitit të kaluar, pasi u njohën në një aplikacion takimesh.
Këngëtarja u largua nga rrjetet sociale në shtator, duke thënë se donte të fokusohej në “objektiva të ndryshme”. Ndërsa Clayton fshiu një foto të tyre nga Instagrami i tij.
“Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi pati vështirësitë e veta dhe fatkeqësisht ata kanë shkuar në rrugë të ndryshme,” -tha një burim.
Lana Del Rey filloi të takohej me Clayton pasi u nda nga polici Sean Larkin.
Më parë, ajo ishte në lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për 3 vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në vitin 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017-ën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.