Në kohën kur të gjithë detyrohen të mbyllen në shtëpi, Arta ironizoi përmes një fotografie.
Pas përhapjes së koronavirusit, qytetarët këshillohen që të mos dalin në hapësira publike, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.
Aktorja Arta Nitaj, me anë të një postimi, me shaka ka treguar se si mund të duken gratë pasi të dalin nga karantina.
Fotoja pasqyron një grup të grave duke ecur në rrugë, që të gjitha janë shtatzëne, kurse mbishkrimi që ia la imazhit është “Pas karantinës”.
Për ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar dy raste me koronavirus, ndërsa në Shqipëri numri i tyre ka shkuar në 33.
Kujtojmë se Arta Nitaj kohën e fundit ka qenë shumë e komentuar për udhëtimet në Dubai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.