Një “luftë” virtuale ka nisur mes ish çiftit të famshëm, Afrona Dika dhe Blero Muharremi.
Pak orë më parë, modelja që jeton prej kohësh në Zvicër thumboi hapur këngëtarin, me të cilin përflitet prej pak kohësh se është ndarë pas disa vitesh martesë.
Një thënie që Afrona Dika publikoi pak orë më parë në rrjete sociale, duket se ka sjellë reagimin e Bleros. “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, shkroi modelja.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e Bleros. Përmes një postimi në Instastory, ai ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.