Një nga artistët më të talentuar, Blero, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora.
Ndër të tjera, Blero ka kujtuar dhe një nga ngjarjet që bëri bujë vite më parë në mediat shqiptare, pikërisht momentin kur reperi Noizy e kërcënoi me fjalor dhe e ofendoi në telefon.
Kjo bisedë që ende ndodhet në YouTube është përmendur në emision nga moderatorja Ester Bylyku, dhe Blero ishte i gatshëm të përgjigjej.
Këngëtari lë të kuptohet, se gjërat mes tij dhe Noizy, më në fund janë zgjedhur.
“Po, jemi takuar. Ishte faji im. Unë e nisa. Jemi takuar dhe e kemi sqaruar, kemi bërë edhe një turne në New York”, u shpreh Blero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.