Reperi Noizy e ka rrahur ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), Cllevio
Ka plasur sherri mes reperit Noizy dhe një ish reperi të The Bloody Alboz (TBA), Cllevio (sa ishte në TBA nofkën ai e kishte Hudra), pasi që këta të dy kishin pasur një duel verbal para disa ditëve, madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.
Pas këtij mesazhi Noizy ka postuar një videon në rrjetin social TikTok, por që më vonë pas pak minutash e ka shlyere atë.
Gazeta Express ka publikuar këtë video dhe në të shihet Noizy i cili niset në drejtim të Cllevio duke e goditur atë me grusht dhe rrëzuar.
Ndërkohë para një jave Cllevio kishte postuar një mesazh të Noizyt kur ai i tërhiqte vërejtjen se nuk është duke bërë mirë që është duke e sharë.
Pas një jave të publikimit të këtij mesazhi Noizy ka reaguar duke e rrahur Cllavio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.