Reperi Noizy ka qenë në krye të mediave rozë përgjatë këtyre ditëve të fundit lidhur me sherrin që pati të hënën e kaluar me reperin, Klevion Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano”.
Ndërsa, kohë më parë ai kishte paralajmëruar se me datën 14 gusht do të mbaj një koncert madhështor në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”.
Lidhur me këtë koncert, ai ka filluar të tregoj emrat e të ftuarve special që do të përformojnë së bashku më Noizy’n dhe grupin e tij “OTR”.
I pari që u njoftua nga Noizy ishte, reperi Betim Januzi i njohur si “Buta”, ku ky i fundit para disa javësh ishte mjaft i përfolur lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit në qytetin e Ferizajt, ku i dyshuar për këtë vrasje është vëllai i reperit, Qendrimi i njohur ndryshe si “Reefa”.
Buta ka qenë i ftuar që të përformojë edhe në qytetin e Tetovës, por që më pas nuk mori pjesë.
Në listën që do të përformojnë do të jenë edhe: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.
Kësaj liste pritet të iu shtohen edhe disa emra tjerë të njohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.