×
  • Show Time
  • Show Time

    Nonejm ngjitet në skenën e “The Park Festival”, suportohet edhe nga Mc Kresha, Lyrical Son dhe Keepman

    Reporteri
    26 Korrik 2022 | 17:27

    Reperi i ri “Nonejm” ka bërë një paraqitje unike të dielën mbrëma në festivalin “The Park Festival” që u zhvillua gjatë fundjavës në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

    “Nonejm” në skenë është ngjitur pasi u ftua dhe u suportua nga reperi i njohur MC Kresha, i cili ishte në nisje të përformancës së tij bashkë me Lyrical Son, në këtë festival.

    Ky moment e ka befasuar për të mirë edhe vetë reperin e ri kosovar, që reagoi edhe në TikTok.

    @nonejmofficial GOSTIVAR! The Park Festival #gostivar #mckresha #nonejm #lyricalson #keepman #hiphop ♬ original sound – nonejmofficial

    “Kur reperi qe je rrit me to ta bon hec n’skene me mu. Shumë dashur për Mc Kreshen”, ka shkruar Nonejm në llogarinë e tij.

    Nonejm në “The Park Festival” u paraqit me bashkëpunimin e tij me reperin Keepman, “Gjurmt”.

    Ndryshe, reperi Nonejm, edhe pse i ri në skenën muzikore, po vazhdon të marrë vëmendje për stilin dhe rupturat e tij unike.

    Së fundi ai ka lansuar remixin e këngës së tij “Grindin”, i cili është kompletuar edhe me video klip.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!