Këngëtarja Nora Istrefi në paraqitjen e saj për fundvit ka shkëlqyer e veshur me një fustan të kuq, shkruan Reporteri.net. Nora ka kënduar disa nga projektet muzikore live me datën 1 janar.
Përveç këngëve të realizuara në sesionin akustik, ajo ka realizuar edhe disa fotografi të mrekullueshme nga fotografi Kushtrim Tërnava.
Në fotografitë e realizuara nga Tërnava këngëtarja duket seksi dhe sharmante.
Ajo ndër të gjitha këngët e saj të realizuara kishte zgjedhur edhe projektin “S t’kom dasht” e cila duke e kënduar u përlot.
Ndryshe, përveç këngës “Sa t’kom dasht”, Nora këndoi edhe “Ana”, “Dy shokë”, “Pa fat”, “Bona gabime”, “Asni gotë” e të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.