Pak ditë më parë menaxheri i VIP-ave, Alesio Aliaj foli rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, kryesisht në Australi aty ku ai jeton.
Në një moment gjatë intervistës, ai nuk la pa përmendur edhe rastet kur ka humbur para nga koncerti i një këngëtari. Alesio nuk ngurroi që të thoshte emrin e Nora Istrefit.
Aliaj tha se këngëtarja nuk ka pasur këngë hite dhe për t’i bërë një nder menaxherit të Norës, i cili ishte dhe miku i tij e mori në koncert por për fat të keq ai rezultoi i humbur dhe nuk pati asnjë fitim teksa shtoi se ky lloj profesioni është si bixhoz ose fiton ose humbet.
Pas kësaj deklarate që u bë menjëherë virale, ka vendosur që të reagojë edhe Nora Istrefi.
Këngëtarja e njohur i ka hedhur poshtë fjalët e Alesios duke i quajtur të pabaza, teksa ka treguar se ai nuk tregon seriozitet në organizimet e eventeve dhe se arsyeja ishte zhgënjimi që ai i dha fansave duke mos sjellë në koncert këngëtarët që iu kishte premtuar publikut.