Angelina Jolie është thellësisht e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për t’i dhënë Brad Pitt kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre.
Duke cituar burime të afërta, Us Weekly thotë se Jolie nuk e priste që ajo dhe Pitt të kishin kujdestari të përbashkët për fëmijët, ndaj do ta apelojë vendimin.
“Ajo nuk do ta falë kurrë dhe do përdorë gjithçka që ka për të apeluar marrëveshjen.”
Aktorja më parë është përpjekur të heqë gjykatësin Ouderkirk nga çështja dhe në maj pretendoi se ai kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin.
Ish-çifti ka luftuar për kudjestarinë e fëmijë që në vitin 2016 kur u divorcuan. Ata kanë gjashtë fëmijë, Maddox i cili nuk është më i mitur, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.