Ka kohë që është folur se Arbana mund të mos jetë prezantuesja e edicionit të radhës së “BBVA 3” dhe është e vërtetë. Në spotin e ri të publikuar në rrjetet sociale të “BBVA” konfirmohet se moderatori do të jetë Ledion Liço, ashtu siç është përfolur prej kohësh.
Edicioni i tretë i “BBVA” do të nisë më 13 janar dhe ndonëse janë përfolur shumë personazhe, ende nuk dihen konkurrentët për çmimin e madh. Ndërkohë, moderimi i reality show-t ka ndezur një sërë thashethemesh dhe dilemash, deri ditën e sotme, kur u komunikua prezantuesi.
Sa i përket arsyes pse Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e spektaklit, nuk dihet, megjithëse më parë, burime për Anabel kanë bërë me dije se për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar, ajo nuk do të jetë prezantuese e këtij edicioni.
Ledioni, nga ana tjetër, ka qenë prezantuesi i “Big Brother 8” me persona të thjeshtë dhe të panjohur për publikun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.