×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk e priste askush: Në mes të takimit Murati i bën një kërkesë të pazakontë Sindit

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 23:55

    Mbrëmjen e sotme në puntatën e “Për’puthen” u transmetua takimi i Sindit dhe Murati, i cili duhet thënë se ishte thjeshtë sqarues për gjithçka që kishin lënë pezull.


    Ata të dy u shprehën të zhgënjyer nga njëri-tjetri, duke thënë se nuk kishin bërë asnjë hap për të treguar pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

    “Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes”, u shpreh Murati gjatë takimit.

    “Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je çuar të më takosh”, ja ktheu ajo.

    Madje Sindi hodhi dyshime se Murati mund të mos jetë i sinqertë, sepse ai sillet ndryshe në kamera dhe ndryshe në studio. Ajo tha se gjatë takimeve me të ai është më i dashur, ndërsa në studio dhe prapaskenë është shumë i ftohtë. Murati tha se ka tipin e tillë dhe se edhe ai pret që Sindi të tregojë diçka më shumë.

    Megjithatë gjatë takimit gjërat mes tyre u qetësuan dhe në një moment Murati i bëri një propozim të papritur Sindit. Ai i kërkoi që të bënin një takim jashtë emisionit dhe ajo ra dakord me këtë gjë. Mirëpo tashmë mbetet në dorë të produksionit për të vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë kërkesë të pazakontë të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!