Emri i tij është lakuar shpeshherë kur bëhet fjalë për privatësinë dhe lidhjet e dashurisë që ka pasur.
Capital T u përfol për një romancë me modelen nga Shqipëria, Adrola Dushin, por, kësaj radhe, emisioni SHOW TIME ka zbuluar detaje që tregojnë se reperi mund të ketë nisur një lidhje dashurie me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.
Në rrjetet sociale, ndarazi, dyshja kanë hedhur fotografi e video, nga pushimi që kanë duket se e kanë kaluar së bashku në Maldives, shkruan Reporteri.net.
Ndiqeni detajet në storjen në vazhdim:
Siç raporton emisioni SHOW TIME, se ata janë në lidhje mund ta dëshmojë edhe teksti i këngës së re të Capos. Në këngën ‘Diego’, e pa publikuar ende, Capital T e përmend emrin e Anxhelinës.
Dyshja ndjeken e pëlqehen edhe në rrjetet sociale, gjë që e forcon akoma më shumë këtë fakt, shkruan Reporteri.net
‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.