Bashkimi dhe Alvisa kanë qenë dy nga konkurrentët që kanë treguar më së shumti afrimitet në këtë edicion të Për’puthen.
Ata kanë dalë në disa takime me njëri-tjetrin dhe kanë bërë deklarata mjaft të forta.
Por e gjithë marrëdhënia e tyre duket se është vetëm para kamerave, pasi përtej syve të publikut, Bashkimi është puthur me një vajzë tjetër, që nuk është Alvisa.
Në një video që po qarkullon së fundi, Bashkimi duket me një vajzë misterioze.
Afterparty.al ka publikuar videon, ku Bashkimi duket mjaft i afërt me vajzën në fjalë edhe pse në të njëjtën kohë është shumë afër deklarimit për Alvisën në Për’puthen.
Nuk dihet ende nëse konkurrenti është në një lidhje jashtë programit, por këto imazhe ngrenë dyshime të shumta se gjithçka që po ndodh është e përgatitur me skenar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.