×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk është e lehtë, as për familjen, po unë prap keshi”, Gjesti flet për atë që ndodhi në spektakël

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 9:40

    Jozefin Marku goditi me shuplakë mbrëmë në prime Gjestin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krejt kjo ndodhi pasi ai bashkë me Loredanën u eleminuan përnjëherë nga gara, dhe kur mori për të përshëndetur Gertën, aty afër saj ishte Gjesti, dhe e goditi duke e përplasur për toke.

    Gjesti, i cili veçse ishte shpallur finalist, pas gati dy orësh u rikthye në shtëpi, ku gjatë natës ka biseduar edhe me Eglin për atë që ndodhi.

    Ai thotë se nuk është e lehtë për të, pasi dy herë është goditur brenda shtëpisë.

    “Nuk është e lehtë as për mu me më pa ashtu, as për mu e as për familjen, por unë prap keshi. Por duhet me qenë i fortë, nuk është e lehtë as për mu. Dy herë me më ra dikush”, thotë Gjesti teksa po bisedonte me Eglin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!