×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk është Graniti që ne e njohim, mos rri në guaskë”, nëna e kritikon Granitin live në Big Brother

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 23:10

    Në dhomën e rrëfimit është shfaqur klipi ku Graniti ka treguar linjën e tij të jetës.

    Ish-futbollisti nga Kosova ka treguar se që nga mosha 8-vjeçare nuk e ka pasur prezencën e babait të tij, pasi prindërit e tij ishin ndarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E kam vuajtur që nuk e kam pasur prezencën e babait prej moshës 8-vjeçare”, u shpreh fillimisht Graniti.

    Ai gjithashtu tha se është i bindur që nëna e tij e ndjek në çdo moment brenda shtëpisë, duke qenë se gjithmonë i ka qëndruar pranë, edhe në stadiumet kur ai luante futboll, e ishin të mbushura përplot me burra.

    Arbana e ka dërguar atë në dhomën e surprizave për ta takuar atë, ku të dy janë shfaqur të emocionuar.

    “Mos rri në guaskë, hapu. Luaje lojën si duhet. Ti je një djalë i sinqertë, shumë fisnik”, i tha nëna Granitit, derisa disa herë i përsëriti që duhej të dilte nga guaska.

    “Noto lirshëm, dil nga guaska”, vazhdoi sërish nëna e Granitit.

    Ajo gjithashtu ka thënë se nuk është ky Graniti që ata e njohin, e që e njeh shoqëria e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!