Çifti kosovar Naim dhe Mihrije Braha kanë marrë pjesë sonte në emisionin Përputhen në një natë që ka qenë mjaftë dramatike për konkurrenten e emisionit Alvisa.
Alvisa u akuzua nga Hyseni se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi.
Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.
Lidhur me këtë çështje Alvisa kishte përplasje të ashpra me Arian Konomin i cili e quajti të pacipë.
Në një nga këto situata këngëtarja Mihrije Braha u dëgjua duke qeshur, për çka konkurrentja e Përputhen iu kthye ashpër duke i thënë se nuk është për të qeshur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.