Mevlani, ish-protagonist i “Përputhen” ka folur për Big Brother VIP, saktësisht njërin nga miqt e tij, Sabianin.
Ai ka treguar se njihen prej vitesh, por që nuk flasin më, e sipas tij fajin e ka ai vetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai ka thënë se kanë pasur një mosmarrëveshje, por që fajin nuk ia lë Sabianit.
“Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje. Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prap”, tha Mevlani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.