×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk flisnin prej vitesh – Rihanna po bën të pamundurën për ta shpëtuar babain e saj nga koronavirusi

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 10:38

    Së fundmi me koronavirus është infektuar edhe babai i Rihannës i cili nuk i ka patur marrëdhëniet e mira me të bijën prej vitesh.


    Ronald Fenty është divorcuar nga nëna e Rihannës Monica, kur këngëtarja ka qenë adoleshente.

    Rihanna ka shprehur publikisht se ka qenë prezente në dhunën që i ushtronte babai të ëmës. Madje ai është futur shesh herë në telashe edhe për shkak të përdorimit të kokainës. Ronald ka treguar se e bija nuk i foli për vite.

    Por pavarësisht këtyre, Rihanna i ka ardhur në ndihmë babait të saj dhe është përpjekur që ai të shpëtojë nga koronavirusi.

    “Vajza ime po më kontrollon çdo ditë. E dua shumë! Ajo bëri shumë për mua dhe e vlerësoj. Kam frikë, mendova se do të vdisja”, u shpreh Ronaldi dhe tregoi se Rihanna i kishte blerë dhe një respirator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!