Ka tash e sa ditë që në media përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit Mozzik dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri, prezantueses Lotina Haziri.
Gjithçka nisi nga fotografitë që dyshja publikuan në rrjetet sociale, ku shihej qartazi që ndodheshin në të njëjtin vend.
E duket se spekulimeve të tilla vendosi që t’iu përgjigjet Lotina, e cila përmes postimit të fundit në InstaStory, ka bërë fansat të mendojnë se ajo ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin ferizajas.
Në bazë të tatuazheve karakteristike, vërehet qartë që personi në fjalë është reperi i njohur i estradës shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.