×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk i besoj aspak”, Xheneta e prerë, s’do të ketë përballje me Gjestin

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 15:21

    Ish banorja e Big Brother ka folur për Gjestin pas përfundimit të kësaj eksperience, duke thënë se s’do të ketë përballje me të në Big Brother VIP Albania.

    “Njeriu i fundit që do ketë komunikim me mua, nuk i besoj më atij njeriu. Nuk kam pse të sqarohem me të, ai ka zgjedh me luaj, le ta vazhdojë lojën e tij”, tha Xheneta për Gjestin.

    Ajo ka thënë se loja për të ka përfunduar aty brenda.

    “Kur dola e kom pa. Nuk jom e shokume edhe e zhgënjyme për faktin që unë kom pas gjithmonë në dyshime në raport me ndjenjat e tij. Dhe sot kanë dalë të vërteta qato dyshime. Më vjen keq nëse edhe një femër tjetër ka me ra viktimë me lojën e tij”.

    Xheneta ka thënë se Gjesti edhe atje po e bën lojën e njëjtë.

    “Kam zgjedh me qenë Xheneta në shtëpi, por në disa raste kam eskaluar dhe kam bërë gabime. Nuk kisha thënë diçka të madhe në rrugëtimin tem, përveç fjalorit e disa ofendime”, tha ajo në Klan Kosova.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!