Duket se Vinicius Junior, futbollisti i Real Madridit, është fiksuar keq pas femrave shqiptare dhe nuk po i lë të qeta.


Pas reperes Tayna, e cila u bë shumë e komentuar për rastin që futbollisti i shkruante kohë pas kohe e madje i kërkoi të mbante edhe koncert në Brazil, i është “kapur” një shqiptareje tjetër.

Është kjo moderatorja e sportit, Gea Braha e cila ka bërë të ditur se Vinicius i ka shkruar asaj. Nga postimi i bërë duket se Vinicius i ka dërguar asaj një fotografi, por që moderatorja ka zgjedhur të mos i kthejë përgjigje.

Reklamë