×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk i mora asnjë lekë, te tjetra gjysmë çmimi”, vjen reagimi i Arditit pas deklaratës së Fifit për këngët që ia ka shkruar

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 21:33

    Sot Arditi ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP.

    Kujtojmë, se ditën e djeshme Arditi hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, për tu sqararuar me Fifin. Para se të takoheshin Fifi pa një klip ku Arditi e quante veprimin e saj pafytyrësi dhe ajo më pas bëri një deklaratë ,e cila shumë shpejt bëri xhiron e rrjetit.

    Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda.

    Lidhur me këtë që tregoi Fifi në spektakël, Ardit Çuni tregoi të vërtetën e tij.

    “Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete”, tha ai fillimisht në Top Albania Radio.

    “Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohës asaj për tesktin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ma shkruaj dhe sdo të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!