×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk i pagoi më qiranë, modelja vret të dashurin

    Reporteri
    11 Nëntor 2022 | 12:19
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Një ish-modele Playboy është akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj të moshuar, pasi ai nuk pranoi që t’i paguante më tarifën mujore të qirasë prej 3200 dollarësh.

    Hetuesit thanë se Kelsey Turner nisi sherr me 71-vjeçarin Thomas Burchard, i cili i paguante qiranë vajzës prej rreth një viti, kur ai i komunikoi se nuk mund ta bënte dot më këtë gjë.

    25-vjeçarja e vrau të dashurin e moshuar me shkop bejsbolli. Në gjykatë ajo e ka pranuar krimin dhe me gjykim të shkurtuar pritet të dënohet nga 10-25 vite burgim./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!