×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    “Nuk isha më e lumtur në atë martesë”, Tuna flet për ndarjen nga Patris Berisha

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 22:45

    Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen.

    Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”

    Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

    Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!