×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk jemi kriminele, jemi të rrezikuara nga bandat”, Adelina Ismaili flet për gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 13:44

    Gjatë ditës së sotme në media u raportua se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja Adelina Ismajli dhe motra e saj, Ema Ismajli, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

    Pas këtyre raportimeve ka reaguar vetë këngëtarja.

    Adelina përmes një ‘Instastory’ ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

    Sipas saj asnjë polici nuk është në kërkimin e saj e as të motrës së saj.

    Këngëtarja ka sqaruar ato janë dëshmitare të rastit të ndodhur 15 vite më parë, dhe sipas saj ato kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës për zbardhjen e rastit.

    Gjithashtu, ajo ka treguar se ato për 10 vite kanë dëshmuar në gjyqe dhe polici sa herë është kërkuar nga ato, që sipas saj edhe e kanë rrezikuar jetën e tyre nga bandat kriminale që i kanë kërcënuar pa ndalë.

    Në fund këngëtarja ka falënderuar Policinë e Kosovës që kanë treguar gjithmonë korrektësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!