Shumë shpejt do të kthehet në ekran “Big Brodher”, por këtë herë ndryshe do të jetë për personazhet Vip.
Lajmin e bërë me dije vetë organizatorët e emisionit përmes një postimi në faqen zyrtare të televizionit, pak javë më parë.
Mirëpo gjatë kësaj kohë ka pasur diskutime rreth asaj se kush do të jetë drejtuese e emisionit, ka pasur shumë aludime mes Arbanës dhe Luana Vjollcës.
Në mbyllje të sezonit të 5-të të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani pranoi tërthorazi se ajo do të jetë drejtuesja e ‘Big Brother Vip’.
Teksa falenderoj stafin ajo tha se së shpejti do të vijë me një projekt tjetër.
Pas këtij momenti duket se Arbana ka marrë shumë mesazhe për “Big Brother Vip”.
“A mund ta besoni që kam me miliona mesazhe me të njëjtën pyetje”, ka shkruar Arbana duke mos lënë më vend për dyshime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.