Don Xhoni ka treguar se po vjen me shumë projekte muzikore.
Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.
Ai sot ka publikuar një Instastory ku falënderoi të gjithë fansat e tij për mbështetjen e madhe ku u shpreh se ai është aq i lumtur me ta sa nuk ka as fjalë të shprehet.
Kurse ai edhe paralajmëroi një befasi në videoklipin e ri për të falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Vlen të theksohet se projekti i fundit muzikor “Unë foli i fundit” nga Don Xhoni i cili ishte ‘freestyle’ u prit tejet mirë nga fansat e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.