Ndonëse marrëdhënie Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka muaj që ka përfunduar, duket që “thumbat” mes tyre vazhdojnë ende.
Së fundmi, këngëtarja postoi në TikTok një video të re, ku kishte përdorur një ‘sound’ në të cilin thuhej: “Paska meshkuj gjithandej më në fund. Ejani të gjithë këtu. S’ke pasur kurrë një burrë në jetën tënde? Si ka mundësi? Epo e kam pasur pak të vështirë.”
Krah saj Beatrix ka shkruar: “Nuk dua, po tallem”.
Kjo ka bërë të gjithë fansat të komentojnë, duke e konsideruar një kunjë për Donaldin.
Kujtojmë që ky i fundit thuhet se aktualisht është rikthyer me moderatoren Bora Zemani dhe po shijon lidhjen e dashurisë. Nga ana tjetër Trixa po shijon pushimet, duke ndarë herë pas here foto të ndryshme në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.