×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk ndalet Adelina Ismaili: Arif, fol a je paguar?

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 10:57

    Adelina kërkon publikisht nga Arif Vladi që të tregojë nëse është paguar për “Marshin e UÇK-së”.


    Po vazhdon drama mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, ku të dy u përplasën për “Marshin e UÇK-së”.

    E gjitha nisi në emisionin e ri të Adelinës, ku ajo deklaroi se Vladi ka marrë para për “Marshin e UÇK-së”, andaj kjo bëri që artisti të reagojë.

    Me një sërë postimesh, këngëtari tha se nëse nuk tregon se kush e ka paguar, Adelina do të dalë para gjyqit.

    Por, Adelina nuk u ndal me kaq, përmes postimit të fundit në Instagram, sërish insiston që Arif Vladi të tregojë nëse është paguar.

    “Arif Vladi. A je paguar per “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo eshte pyetja. Sepse dolen deshmitare qe konfirmojne se je paguar. Cka degjoj une, eshte pune e imja. Fol, a je paguar”, janë fjalët e këngëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!