Pasi Fifi është qetësuar, ajo ka bërë gati valixhet për tu largua nga shtëpia e Big Brother VIP.
Por, Arbana ka vendosur ta qetësojë këngëtaren nga Kosova, duke e marrë atë tek dhoma e rrefimit për të biseduar me të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa po fliste bashkë me Arbanën, Fifi ka thënë se opinionistja Balina gjithmonë e kritikon atë dhe e thumbon.
Këtu ka ndërhyrë, Balina e cila ka thënë se ajo thjesht gjykon lojën e Fifit brenda shtëpisë.
Madje opinionistja u shpreh se ajo nuk ndjehet fajtore për atë që i tha Fifit.
“Nuk ndjehem fajtore Fifi për atë që të thash. Më vjen keq për atë që të ndodhi, por nuk ndjehem në faj”, tha Balina./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.