Ditën e djeshme është acaruar debati mes dyshes së Big Brother. Monika dhe Beniada i kanë ngritur tonet e zërit në dhomën e ndenjës njëra-tjetrës.
Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd.
Monika nuk ka qëndruar e qetë teksa ka bërtitur duke e pyetur se çka ka qenë duke bërë.
“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës.
Debati i Beniadës ishte i papritur sepse ajo njihet për qetësinë e saj dhe pothujase çdoherë krijon atmosferë pozitive brenda shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.