Kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka sqaruar aludimet që mes tij dhe ish banores së “BBVK”, Juliana Nura mund të ketë nisur diçka.
Këto aludime erdhen pas një fotografie ku shiheshin të dy së bashku.
Rrahmani i ka mohuar këta zëra duke thënë se është një gjest i ulët nga ana e Xhulit, pasi ajo i kishte kërkuar fotografi e më pas ua kishte dërguar mediave.
“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu. Jam singel dhe nuk ka asgjë të re” tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjini.
Rrahmani për Xhulin: Të kërkon foto dhe e shpërndan në media, e ulët
Mirëpo, Xhuli nuk e ka lënë me kaq.
Ajo ka reaguar ashpër duke e quajtur futbollistin “qyqan”, e duke i thënë se nëna e tij dhe gjyshja e duan modelen.
“Kremi po thotë julin ta don mami yt dhe gjyshja jote o qyqan e le per fam qe ke”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.