×
  • Show Time
  • Show Time

    “O Zot faleminderit”, momenti kur Rita Ora prek me dorë tokën në Kosovë sapo zbret nga avioni

    Reporteri
    26 Nëntor 2023 | 10:56

    Rita Ora ka ardhur në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare në aeroportin “Adem Jashari”.

    Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëdeardhjen në vendlindje.

    “🇽🇰 Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!”, shkroi Rama.

    “♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, shtoi ai.

    Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

    “O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!