×
  • Show Time
  • Show Time

    Olta Gixhari shtatzënë për herë të dytë?

    Reporteri
    16 Dhjetor 2023 | 23:46

    Pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari është kthyer një ndër emrat më të përfolur përgjatë muajve të fundit, ku vëmendja e fansave është plotësisht tek ajo.

    Sukseset për Oltën nuk u ndalën, pasi menjëherë pas Big Brother, ishte protagoniste në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

    Prej disa ditësh po përflitet në rrjete sociale, që aktorja e njohur Olta Gixhari, është shtatzënë për herë të dytë.

    Lajmin fillimisht e dhanë disa media online me bazë në Tiranë, duke cituar burime pranë aktores, ndërsa lajmin e konfirmon Prive.

    Olta është rreth 4-muajsh në pritje të ëmbël, zhvillim ky që e ka dashur shumë, veçanërisht pas angazhimeve që i erdhën me Big Brother VIP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!