×
  • Show Time
  • Show Time

    Oriola Marashi i del krahë Beatrix Ramosajt, pas komenteve të shumta negative për raportin me Donaldin

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 18:42

    Është vërejtur dukshëm një afrimitet i madh ndërmjet artistes Beatrix Ramosaj dhe moderatorit Donald Veshaj.

    Kjo ka revoltuar një pjesë të madhe të publikut, meqenëse ky i fundit vetëm pak javë më parë pati një takim romantik me Bora Zemanin, së cilës i premtoi se do të sqarohen jashtë programit.

    Sidoqoftë, kjo duket se nuk vlen për të gjithë pasi një mbështetje Beatrix e ka marrë nga shoqja e saj e ngushtë, modelja Oriola Marashi.

    Pavarësisht kritikave të njerëzve, ylli i “Guess” theksoi se do të qëndrojë pranë Ramosajt.

    “Gjithmonë me ty. Enëgjëlli im i bukur”, kanë qenë fjalët e Marashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!