Çdo ditë policia e kryeqytetit kap dhe shoqëron mesatarisht katër deri në pesë të rinj me doza të vogla hashashi.
Një burim policor i tha gazetës “Si”, se orët e fundit është ndalur edhe modelja Orjola Marashi. Emri i një prej vajzave të njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme.
Siç tha burimi, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi . Asaj thotë burimi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti, tha policia për gazetën , si dhe E. Krasniqi.
Më tej i njëjti burim thotë se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja-“ kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se droga është peshuar ishte rreth 1.9 gram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.