×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Oscar 2020’ përsëri pa prezantues

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 8:04

    ABC” e ka konfirmuar që edhe zyrtarisht që edhe në edicionin e ardhshëm ceremonia e çmimeve ‘Oscar 2020’ do të mbahet pa prezantues, shkruan “Entertainment Weekly”. 



    Përfaqësuesit e “ABC” thanë se janë krenarë për mënyrën kreative që u zhvillua spektakli gjatë këtij viti.

    “Jemi tepër krenarë për mënyrën kreative që u zhvillua spektakli i këtij viti dhe sidomos për shifrat e shikueshmërisë. Kështu që mendojmë se do të vijojmë me këtë formulë, meqë dha fryte të mira.”, thanë përfaqësuesit e “ABC”.

    Eventi që u mbajt gjatë këtij viti pa prezantues pati rritje prej 29 milionë shikues krahasuar me vitin e kaluar që kishte prezantues.

    Ndarja e çmimeve “Oscar” do të zhvillohet në 9 shkurtin e ardhshëm në Los Angeles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!