Ditën e djeshme është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Krasniqi dyshohet për keqpërdorimin mbi një tender që për bazë kishte rimontin e Bllokut A5 të Termocentralit Kosova A.
Krasniqi, gjithashtu ishte edhe pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Arrestimi i tij, ka ngjallur reagime të shumta në publik, përfshirë edhe fytyra publike.
Një reagim e ka bërë edhe aktori i njohur, Osman Azemi.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’, ka ironizuar, teksa shfaqej kinse po qante.
“Për momentin rrymë kemi por Nagip nuk kemi. Pse o Nagip, pse o Nagip, a din kur te merr vesh më i miri”, shprehet aktori në videon e postuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.