×
  • Show Time
  • Show Time

    Osmani i ndan medalje presidenciale Bashollit, regjisores së filmit ‘Zgjoi’

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 17:51

    U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë medalje presidenciale për regjisoren e filmit ‘Zgjoi’, Blerta Basholli, shkruan Reporteri.net.


    Rregjisorja Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës.

    Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

    E Osmani ka ndarë një medalje edhe për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!