×
  • Show Time
  • Show Time

    “Pa 10 mijë euro nuk shkoj në dasma” – Dani fton policinë të merret me lajmet e rrejshme kundër tij

    Reporteri
    04 Gusht 2020 | 9:55

    Këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, i njohur si Dani ka sqaruar disa artikuj ku citohej se ai të ketë thënë “Nuk shkoj në dasma pa 10 mijë euro”.


    Këngëtari e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë, dhe përmes një postimi në Facebook fton organet e drejtësisë të merren me njerëz që botojnë artikuj të tillë.

    “Me keqardhje për publikun dhe fansat! Nuk e njohë këtë Portal! Nuk kam dhënë askund një intervistë tëtillë e as të përafërt! Cka është MJAFT është MJAFT! Ftojë publikisht Policinë dhe Hetuesinë të merren me këtë Media dhe këso njerëzish”, thuhet në postimin e Krasniqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!