Sot (e enjte) me fillim nga ora 10:00 është mbajtur një seancë e Kuvendit në lidhje me organizimin e arsimit në situatën e pandemisë COVID-19 si dhe për ndarjen e mjeteve për pagesën e rrymës në pjesën veriore të Kosovës.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, edhe këtë herë tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive.
Aktorja, e zgjedhur për herë të parë si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, u pa e veshur në një kostum ngjyrë blu.
Pamja e saj nuk është anashkaluar edhe nga partneri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, i cili i bëri komplimente duke shpërndarë një imazh të 41 vjeçares në InstaStory.
“Nuk duhet asnjë fjalë, bos”, ka shkruar ai.
Në seancën e sotme që rezultoi të jetë tensionuese u vënë re edhe disa momente, kur Vasfija për pak sa nuk u rrëzua edhe po ashtu edhe momentin kur Matoshi po bënte ‘selfie’.
Për këtë të fundit, Matoshi bëri një reagim duke thënë se nuk po bënte ‘selfie’, por që po incizonte deputetët e Listës Serbe duke qeshur me situatën në Kuvend.
Adriana dhe Keith përndryshe prej afro një viti po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.