Dy ditët e fundit ka pasur reduktime me energji elektrike në qytete të ndryshme të Kosovës.
Për një gjë të tillë edhe këngëtari Labinot Tahiri është ankuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në postimin e bërë ai ka publikuar edhe faturën që ka paguar për këtë muaj e që është plot 325 euro.
Postimi i plotë:
Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!
Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin??☺️ veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin!
Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti!
E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim!
Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan? tuj than behet mirë!!
Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”??
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.