×
  • Show Time
  • Show Time

    Pak ditë para lansimit të “Fjalët e nënës”, Capital T me dedikim prekës për të ëmën

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 23:42

    Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, të premten (13 nëntor) njoftoi se do të lansojë këngën e re dedikuar nënës së tij.


    “Fjalët e nënës” mban titullin projekti i ri, për të cilin është duke punuar që një kohë të gjatë dhe duke realizuar një videoklip të veçantë.

    Para lansimit të këngës së re, Trim Ademi (emri i vërtetë) solli një fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilës bën një dedikim për nënën e tij.

    “Ekziston një butësi në dashurinë e një nëne ndaj një djali që tejkalon të gjitha afektet e tjera të zemrës. Të dua nënë përgjithmonë”, ishin fjalët e tij.

    Reagimet kanë qenë të shumta lidhur me postimin e artistit të njohur, marrë parasysh se prindërit janë pjesë e pandashme dhe më e rëndësishme e çdokujt.

    “Fjalët e nënës” përndryshe është pjesë e albumit të ri të Capital T, pjesa e dytë e të cilit u publikua e plotë më 1 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!