Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi nga Kosova, Don Xhoni, vetëm pak ditë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre.
Dyshja, që bënë bujë për një kohë në rrjete sociale, zbuluan se i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin përfundimisht.
Ylli nga Rusia madje e akuzoi artistin shqiptar se ka qenë më shumë i fokusuar në makina e femra të tjera, se sa për të krijuar familje.
Megjithatë, pak ditë pas ndarjes Lirey ka publikuar një fotografi në rrjete sociale teksa tregon se është duke marrë trajtim mjekësor në spital.
Përveç imazhit në InstaStory, ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se për çfarë më shumë bëhet fjalë.
Don Xhoni dhe Ariana muaj më parë u takuan në Dubai, ku edhe kaluan disa ditë pushimesh së bashku.
Kjo e fundit ishte shumë e dhënë për këngëtarit, saqë kishte bërë edhe një tatuazh për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.