×
  • Show Time
  • Show Time

    Pak kohë nga nisja, konfirmohen dy banorët e parë të Big Brother Vip Albania 3

    Reporteri
    13 Janar 2024 | 18:17

    Sonte në orën 21 në Top Channel starton reality show Big Brother Vip në edicionin e tij të tretë.

    Spektaklin premierë do keni mundësi ta ndiqni live edhe në Youtube.

    Autorët kanë zbuluar zyrtarisht dy nga banorët disa orë para nisjes së spektaklit. Ata janë gazetarja Ledjona Xheladinaj me eksperiencë prej 12 vitesh në gazetari dhe programet investigative.

    Dhe banori i dytë i zbuluar deri më tani është Meriton Mjekiqi, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

    Personazhet Big Brother Vip të sezonit të tretë do nisin shpallen dhe të hyjnë me radhë në shtëpinë e madhe të këtij reality show. Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm.

    Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, derisa është premtuar spektakël dhe netë të gjata pa gjumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!