Noizy dje është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, derisa po vinte nga Shqipëria në Kosovë, për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata.
Ai kaloi natën në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa u lirua pasi që pagoi një gjobë prej 2 mijë eurosh.
Pas lirimit, Noizy ka reaguar lidhur me këtë rast, duke sqaruar se rasti lidhej me përleshjen që kishte ndodhur në shtator të 2016-ës në Prishtinë.
Ai shprehu respektin e tij për Policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore, por tha se mbi ta janë disa idiotë që e komandojnë atë.
“Respekt për Policinë e Kosovës, por sistemi është mu*. Fakti që dikush vendos të nxjerr një fletëarrest pa të lajmëruar, sikur të paktën një herë, ndaq me telefonatë, ndaq me postë, ndaq me e-mail, të lën të kuptosh se mbi Policinë janë disa idiota që e komandojnë atë. Më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd, për këtë rast. Sepse ty nuk të gjenim asnjë kontakt…, vërtet kaq vështirë është?? Nejse”, shkroi ai.