×
  • Show Time
  • Show Time

    Pak para martesës, Luana Vjollca dhe Krenari blejnë apartamentin luksoz në Prishtinë

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 11:26

    Pak kohë më parë u mësua se Luana Vjollca dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, kanë vendosur të hedhin një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Dyshja do t’i japë fund beqarisë me një ceremoni të vogël, në të cilën do të jenë të ftuar njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre.


    Prej disa vitesh, Luana dhe biznesmeni nga Kosova kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë. Mirëpo, “Prive” ka mësuar së fundmi se çifti kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë.

    Luana dhe Krenari kanë blerë një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës. Raportohet se ajo ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje të mrekullueshme të Prishtinës.

    Megjithatë, çifti vazhdon që të vijë në Tiranë për shkak se puna e tyre është pikërisht këtu.

    Ndonëse kanë pasur shumë ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe mosprezencën e Krenarit në 29-vjetorin e lindjes së moderatores, tashmë duket se 30-vjetori do ta gjejë atë me një status tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!